Deputeti i zgjedhur i LDK-së, dhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar çështjen e ndërtimit të xhamisë në lagjen Dardania. Ai ka thënë se në këtë kohë ndërtimi i xhamisë është dashur të kryhet, duke akuzuar të parin e kryeqytetit se po i pret zgjedhjet lokale për ta bërë një gjë të tillë.

Ky është postimi i plotë i Beqirit: 

Të dashur miq, të dashur qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës

Këto ditë është aktualizuar çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë. Është ndarë lokacioni për të, diku 5 vite më parë, është vënë edhe gurëthemeli për ndërtimin e saj. Janë absurde, të paqëndrueshme dhe të papranueshme obstruksionet, bllokadat dhe mosëdhënia e lejes për ndërtimin e saj nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës.

Qytetarët e besimit mysliman meritojn një xhami të tillë, është e drejtë elementare e tyre, e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë.

Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit? Kjo punë është dashur të kryhet.

Mjaftë më, zhbllokojeni këtë ndertim.