Pas çlirimit të qytetit historik të vendit, Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka shkuar menjëherë në Mosul për të përgëzuar forcat irakiane për “fitoren” ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Qyteti u “çlirua”pasi ISIS-i kishte mbetur totalisht i rrethuar dhe kontrollonte tashmë vetëm “1 ose 2 lagje” tha zyra e tij në një deklaratë.

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, kanë luftuar për të rimarrë Mosulin që nga 17 tetori i vitit të kaluar.

Militantët e Shtetit Islamik pushtuan qytetin  në qershor 2014 përpara se të shpallnin një “kalifatin” që lidhte Irakun dhe Sirinë.

Luftëtarët kurdë peshmerga, forcat sunite arabe dhe militantët shiitë gjithashtu kanë qenë të përfshirë në betejën rraskapitëse.

Kryeministri i Irakut mbërriti në qytet dhe arriti të “përgëzojë nga afër forcat e armatosura dhe popullin irakian” për mposhtjen  përfundimtare të ISIS-it në Mosul të dielën, tha kryeministria.