Ish zëvendësministri i Jashtëm nga radhet e LSI-se, Selim Belortaja është emëruar prej rreth tre muajsh si ambasador i Shqipërisë në Kinë.

Dje Belortaja ka nisur zyrtarisht punën ku dje ka paraqitur letrat kredenciale si dhe është pranuar për të kryer misionin e tij diplomatik në këtë shtet. Me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Portual në Durrës.

 “Dita e madhe e çdo ambasadori trokiti sot për mua. Në ora 16.00 pata nderin të pritem nga kreu i vendit më të madh në botë. Pas paraqitjes së letrave kredenciale, Sh.T. presidenti Xi Jinping më mundësoi të zhvilloj me të një bisedë të shkurtër. Përshkruar nga respekti që dy popujt tanë ushqejnë për njeri tjetrin, vlerësimi për potencialin e madh ekonomik mes dy vendeve -që pret te zhvillohet, si dhe shanset dhe hapësirat që sjell nisma “Një Brez, Një Rrugë”. Ndjeva vlerësim, respekt e mbështetje…”, shkruan Belortaja.

Ndërkohë që nga Ministria e Jashtme konfirmohet se ende nuk është bërë zëvendësimi i Belortajës.