Ish-ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livi, thotë se ka frikë se Izraeli është buzë një beteje fetare me botën myslimane.

Livni ka thënë se dallimet taktike rreth masave kontroverse të sigurisë në një zonë të shenjtë dhe ndjeshme në Jerusalem – të vendosur pas vrasjes së dy oficerëve izraelitë – janë përkeqësuar në diçka shumë më të keqe, transmeton Express.

“Jemi një hap larg shndërrimit të konfliktit tonë me palestinezët, dhe bashkëpunimin me Jordaninë dhe vendet tjera suni, në një ngjarje gjithë-myslimane kundër shtetit të Izraelit,” ka thënë Livni për mediat izraelite.

Livni ka theksuar se kabineti izraelit duhet të tregojë lidership për ta parandaluar këtë skenar.

Ternsionet janë rritur qëkur Izraeli vendosi masa afër një xhamie në Jerusalem pasi arabë të armatosur hapen zjarr në atë zonë, dhe i vranë dy policë izraelitë.

Izraeli thotë se masat kanë për qëllim parandalimi e sulmeve tjera, por palestinezët pohojnë se ato janë tentim i Izraelit për ta kontrolluar atë zonë.

T mobile In article [4]