Strukturimi dhe konsolidimi i Degëve të LR PDSH nuk ka të ndalur edhe gjatë ditëve te nxehta te sezonit veror.

Në kuadër të Degës së LR PDSH Zhelinë, mbremë u themelua nëndega e LR PDSH të Fsh Trebosh, ku u zgjodh në mënyrë unanime një kuadër cilësor z. Nedim Nazivi dhe një ndër Kryetarët më të sukseshëm të Degës së Zhelinës në kohën e PDSH, dhe një ndër themuesit e PDSH në Komunën e Zhelinës, shkruan TetovaSot.

Në praninë e antarëve të Kryesisë qëndrore, z. Adnan Nezirit, Flakron Bexhetit si dhe antarit të Kryesisë qendrore nga Dega e Zhelinës z. Evzal , su diskutua për vec situatës politike në vend, edhe për Konsolidimin e gjitha nëndegëve në Kuader të Degës së Zhelinës, për tu pregaditur sa më mire në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor te vititit 2017.

Ditëve në vijim pritet. LR PDSH që nga fillimi i themelit të saj ka pasur përkrahës dhe kuadrot më te fortë që kanë kontribuar shumë në ngritjen e kësaj Levizjeje, duke filluar me një ndër themeluesit dhe antari i Kryesisë qëndrore i propozuar nga Dega e Zhelinës Ekonomisti Evzal Elmazi Antari i deri tanishëm i Kryesisë Qëndrore Latif Arifi nga Stërmica, prof. Sheval Memishi nga Fsh Çifkik i cili është edhe Kryetar i Departamentit për arsim në kuadër te LR PDSH-së,

Vllaznim Idrizi Kryetar i Degës së Zhelinës, Kryetari i Nëndegës së LR PSH- Zhelinë – Shpendim Ibrahimi, doktori Shkelzen Sinani nga Zhelina, dhe shumë emra tjerë janë kuadro profesional, dhe me ndikim që pritet LR PDSH ti garantojnë suksese të mëdha në Degën e Zhelinës në zgjedhjet që vijojnë./TetovaSot/