Jeremy Meeks dhe Chloe Green nuk mund t’i shqitnin duart nga njëri-tjetri teksa pozonin në kuadër të hapjes së dyqanit të ri të Topshopit në Los Angeles.

Ish i burgosuri, i cili u bë i njohur falë pamjes së tij, është ndarë nga gruaja dhe ka nisur një romancë me trashëgimtaren e pasur – vajzën e bosit të Top-Shopit, Sir Philip Green.

Ditë më parë 33-vjeçari ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga gruaja, me të cilën u nda pasi u publikuan në internet fotografitë e tij me të dashurën e re.

Ndërsa tashmë, çifti i ri e ka zyrtarizuar lidhjen me daljen publike në evenimentin e Topshopit në SHBA.

Meeks, i cili është baba i tre fëmijëve, ishte dënuar me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij dhe u angazhua si model pas daljes nga burgu.

T mobile In article [4]