Parlamentarizmi shqiptar edhe pas viteve të 90-ta është përcjellë me histori të ndryshme tronditëse.

Agjencia e lajmeve INA risjell historinë e ish-deputetit socialist Lekë Çukaj, i cili për 10 vite me rradhë kishte mbajtur me vete një  bombë aktive në çantë

Në vitin 2009 granata ishte është gjetur rastësisht, pasi atij i kishte humbur çanta dhe një person ka mundur ta gjejë atë, e ta kthejë në polici.

Kur çanta është kontrolluar nga uniformat blu, ka rezultuar se brenda saj ishte një granatë e montuar, gjë që e ka pranuar edhe vetë ish-deputeti nga Malësia e Madhe.

Madje grupi hetimor ka mbetur i shtangur kur ai ka pranuar këtë fakt dhe ka treguar se kishte dhjetë vjet që e mbante në çantën e tij këtë armë luftarake të rrezikshme. Madje, ai ka rrëfyer se këtë veprim e ka kryer nga problemet dhe situatat që mund t‘i krijoheshin gjatë gjithë kësaj kohe kur vendi s‘ka qenë në stabilitet.

Historia e pazakontë ka ndodhur vite më parë në Tiranë, ku  banonte ish-deputeti socialist, tashmë i ndjerë,  i cili mbaroi legjislaturën e dytë të tij në vitin 2005.

Pasi kishte humbur cantën, Çukaj ishte paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e çantës së dorës.

Ai ka bërë inventarin e saj, duke treguar se aty kishte para, karta krediti, pasaportën biometrike, e sende të tjera, por ka “harruar” granatën.

Madje ka treguar edhe vendin ku i kishte humbur, por kur policia ka nisur punën për gjetjen e saj, nuk ka mundur të zbulojë asgjë. Por fati ka qenë me uniformat blu dhe me deputetin, kur një person ka telefonuar në polici, duke treguar se kishte gjetur një çantë të dyshimtë dhe se çfarë kishte brenda saj.

Policia e ka pyetur Lekë Çukajn në lidhje me granatën e montuar që ndodhej në çantë dhe ai e ka pranuar se ishte e tij.

Ndryshe nga çfarë mendonte policia, ai është shprehur se kishte dhjetë vjet që e mbante e vete, gjatë legjislacionit të viteve 1997- 2001, kur ishte zgjedhur për herë
të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu, ai e ka mbajtur granatën edhe gjatë legjislacionit 2001-2005, kur u zgjodh deputet për herë të dytë. Por, policia duke njohur edhe problemet që ai ka pasur, është bindur disi me deklaratën e ish-deputetit, i cili deri në vitin 1997 kishte punua si mësues fizike. Lekë Çukaj, baba i tre fëmijëve, ka deklaruar më tej se fillimisht e kishte mbajtur granatën me vete për siguri dhe për vetëmbrojtje, por më pas kishte mbetur në çantë dhe nuk ishte bërë mbarë për ta dorëzuar.