Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon inatin ndaj kundërshtuesve të tij brenda partisë.Gazeta Blic nga burime të saja ka marër vesh se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet sot nga ora 17:00 nuk ka ftuar disa anëtarë të këtij këshilli.Gazeta Blic merr vesh nga kjo mbledhje janë përjashtuar disa deputetë që s’janë anëtar të KP-së, dhe dy prej kryetarëve të degëve, ai i Prizrenit, Haxhi Avdyli dhe ai i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli, të cilët ishin kundërshtues të vazhdueshëm të koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.“Në praktikën e deritashme të gjithë deputetët, edhe ata që s’janë anëtar të KP-së dhe të gjithë kryetarët e degëve kanë marrë pjesë në mbledhje të këtij organi më të lartë të partisë, në cilësinë e vëzhguesit. Mirëpo, kësaj radhe nuk janë ftuar ata që kanë kundërshtuar koalicionin me PDK-në dhe disa nga politikat e kreut të partisë, Isa Mustafa”, tha ky burim i Gazeta Blic.Është kryetari i Degës së 4 të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli ai i cili e ka konfirmuar për Gazeta Blic që nuk është ftuar për këtë takim.“Nuk jam i ftuar në mbledhjen e KP-së, dhe aty ku nuk jam i ftuar edhe nuk shkoj”, tha ai.Gazeta Blic ka provuar që të flas me anëtarët e Kryesisë së LDK-së në lidhje me këto përjashtime, mirëpo askush nuk ka pranuar që të flas.Mbledhja e sotme e KP-së pritet të mbahet nga ora 17:00 në Emerald, ndërkohë që dy pritet të jenë pikat e rendit të ditës.Këto janë tri pikat e rendit të ditës:

Analize e rezultatit te zgjedhjeve te 11 qershorit 2017

Pergatitja dhe percaktimi i kritereve per kandidatet per zgjedhjet lokale te 22 tetorit 2017

Te ndryshme

T mobile In article [4]