Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se LDK’ja nuk do ta mbështesë Kadri Veselin për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës por nuk ka garantuar se të gjithë në koalicionin LAA do të veprojnë njëjtë.

Mustafa ka thënë se nuk mund të sigurojë se individë brenda koalicionit ku bën pjesë LDK, koalicionit LAA se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Madje ai ka thënë se njëjtë nuk mund të thotë me siguri se nuk do të ketë individë brenda LAA’së që do të mbështesin koalicionin PAN dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.

Mustafa këto deklarata i ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ku është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, zgjedhjet lokale dhe ku është marrë vendimi për mbështetjen ose jo të Kadri Veselit për kryekuvendar.

Global