Ushtria iraniane ka dërguar anijet e saj luftarake, sistemet e raketave dhe njësitë komando në Detin Kaspik për një stërvitje masive pesë ditore të quajtur ‘Siguria dhe Fuqia e Qëndrueshme’.

Stërvitja masive nisi të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA.

Ahmadreza Baqeri, komandant i Zonës së Parë Detare të Iranit, tha se stërvitja “mbart mesazhin e paqes dhe miqësisë duke promovuar aftësitë detare të Iranit në Detin Kaspik”.

Ndërkohë që disa njohuri janë të njohura për lojërat e luftës, zëvendës shefi i operacioneve detare të Iranit, Amir Mahmoud Mousavi, i tha agjencisë së lajmeve se ushtria do të përdorë armët dhe pajisjet e saj të fundit, duke përfshirë sistemet e raketave bregdetare në det.

Pritet gjithashtu të marrin pjesë edhe njësitë e zhytjes dhe ekipet komando.