Irani e ka testuar me sukses një raketë e cila mund të dërgojë satelitë në orbitë, raporton televizioni shtetëror i Iranit, një ngjarje që ka shumë mundësi t’i rrisë tensionet me Shtetet e Bashkuara për shkak të potencialit të saj për të përdorur raketë balistike.

Uashingtoni ka thënë se Irani është duke e shpërfillur rezolutën e OKB-së, e cila i bën thirrje Teheranit të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që ka të bëjë me raketat balistike që janë të dizajnuara për të bartur armë bërthamore, transmeton Express.

Por, Teherani e mohon se ka raketa të dizajnuara për të bartur armë bërthamore.