Ndryshime në ligjet për ndërtim dhe për planifikim urbanistik dhe hapësinor me qëllim të shërbimeve më cilësore inxhinierike dhe klimë më të mirë të biznesit, kërkoi kryesia e Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar (OAIA) në takimin e sotëm me minsitrin pa resor, i angazhuar për përmirësim të klimës investuese, Zoran Shapuriq.

Krahas për ndryshime në dhënien e autorizimeve dhe kategorizimin e tyre sipas specifikave të arsimimit, në takim është biseduar edhe për sjelljen e rregullores për normative për aktivitete urbanistike dhe ndërtimroe (më herët i quajtur tarifore – çmimore e shërbimeve inxhinierike).

Sipas Shapuriq, investimet grinfilld janë prioritet dhe do të merren parasysh sugjerimet dhe qëndrimet e arkitektëve dhe inxhinierëve të cilëtjanë të kyçur edhe në përmirësimin e klimës investuese edhe në realizimin e investimeve.

T mobile In article [4] Laor

Me kryetarin e Odës, Mile Dimitrovski, siç tha, kanë arritur marrëveshje të formojnë grupe të punës dhe të veprohet në mënyrëp multisektoriale për qëllimet e parashtruara për avancim të klimës afariste edh epër investimet vendore e edhe për ato të huaja.

Ai theksoi se i jep mbështetje të plotë punës së Odës, posaçërisht lidhur me vendosjen e riaftësimin e vazhdueshëm profesional të anëtarësisë dhe bashkëpunimti ndërkombëtar me shtetet fqinje dhe më gjerë, me çka mund të përmirësohet klima investuese për kompanitë vendore.

Në OAIA të Maqedonisë janë të bashkuara të gjitha profesionet inxhinierike. Ai është institucioni i vetëm i autorizuar në shtet për autorizim të inxhinierëve dhe arkitektëve nga aspekti i kompetencave të tyre profesionale. Jep edhe vërtetime inxhinierëve dhe arkitektëve të huaj të cilët punojnë në Maqedoni. Për momentin ka mbi 3.000 anëtarë aktivë dhe 4.000 joaktivë.