Interpoli duket të jetë sfida e radhës për Kosovën. Ndonëse sipas ministrit të Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, ekziston një frymë për anëtarësim të Kosovës edhe nga vendet që nuk e kanë njohur, ai ka thënë se deri në ditën e votimit nuk mund të dihet asgjë.

Hoxhaj ka thënë se mbledhja do të mbahet në Kinë dhe ka mundësi që kryesues të jetë përfaqësuesi i Rusisë.

“Mbledhja mbahet në Kinë dhe Kina nuk e ka njohur Kosovën, kjo është sfidë. Kryesuesi i takimit mund të jetë edhe përfaqësuesi i Rusisë”, ka thënë Hoxhaj.

Global