Interi ka mundur Chelsean në ndeshjen e vlefshme për turneun miqësor  International Champions Cup.

Skuadra e drejtuar nga Spaletti ka fituar me rezultatin 2-1 në miqësoren e cila u zhvillua në Singapor.

Golat për “Nerazzurrët” i kanë shënuar Stevan Jovetic (45’) dhe Ivan Perisic (53’), ndërsa për kampionët e Premier Leagues mendoi mesfushorit francez, Geoffrey Kondogbia i cili shënoi një autogol të jashtëzakonshëm.