Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit janë duke ndjekur nga afër Erik Lamela.

25-vjeçari i cili është nën kontratë me Tottenham dhe u prek nga probleme fizike sezonin e kaluar, këtë edicion mund të vishet me fanellën ziklatër.

Interi e njeh mirë talentin, pasi ai ishte pjesë e Romës, për dy sezone 2011-2013 dhe një rikthim në Serie A tek Interi do ta kënaqte tej mase dhe lojtarin dhe klubin ziklatër.