Në pritje të përforcimeve për ekipin e parë, Inter vazhdon të investojë te të rinjtë. Zikaltrit kanë realizuar dy blerje të rëndësishme.

Me ekipin e Entellës është arritur marrëveshje për blerjen e Nicolo Zaniolo, mesfushor i datëlindjes 1999, për 1,8 milionë euro dhe 1,7 bonus.

Është marrë edhe Jens Odgaard nga Lyngby BK (edhe ky i datëlindjes ’99), që ka përfituar 1,3 milionë euro.

Zaniolo dhe Odgaard, sulmues që në sezonin e fundit ka realizuar 3 gola në 16 ndeshje, i janë shtuar të rinjve të tjerë premtues, si Lorenzo Peschetola dhe Marco Pompetti, të marrë nga Pescara.

Peschelota, i datëlindjes ’03, vetëm 14 vjeç, në tre vitet e fundit ka luajtur te Virtus Cupello (Chieti). Pompetti, 17 vjeç, mesfushor me perspektiv, ndiqej nga disa klube, por në fund kanë fituar zikaltrit.

Comments are closed.