Calciomercato.com shkruan se Interi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin kolumbian, Yerry Mina.

22-vjeçari është pjesë e klubit brazilian, Palmeiras, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2020.

Interi mund të ketë problem që ta transferojë lojtarin, pasi Barcelona po pretendon se ka marrëveshje me Palmeiras për transferimin e tij.