Piero Ausilio, drejtori i Interit, nuk e ka përjashtuar mundësinë e huazimit të Gabriel Barbosas te ndonjë klub tjetër

Interi mund ta huazojë te ndonjë skuadër tjetër sulmuesin brazilian, Gabriel Barbosa. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Nerazzurëve, Piero Ausilio.

“Kur një i ri vjen nga një kampionat si ai brazilian, ai mund të përpiqet të mësojë taktikat, dhe organizimin”, ka deklaruar Ausilio.

“Por, ai punon shumë dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me ne. Duhet të vlerësojmë me të dhe Spallettin se cila është rruga më e drejtë për ta ndjekur. Mund edhe ta huazojmë, kjo është në interes të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Barbosa, i cili u transferua nga Santos në Inter verën e kaluar, ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Nerazzurrët në Serie A dhe Kupën e Italisë. Ai thuhet se ka oferta nga West Ham, Sampdoria e Sassuolo.