Drejtuesit e Interit kanë kthyer vëmendjen nga mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti, shkruan Premium Sport.

Oferta e Interit për Verrattin është 50 milionë euro, plus shërbimet e mesfushorit portugez, Joao Mario.

Kjo marrëveshje mund të pranohet nga PSG, kur dihet se ata janë të interesuar për Marion, por problem mund të jetë paga e lartë e lojtarit.

Për shërbimet e mesfushorit italian shumë e interesuar është edhe skuadra e Barcelonës.