Bashkimi Evropian dhe Entiteti i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave (OKB Gra), sot në Bruksel e ngritën iniciativën trevjeçare rajonale për t’i dhënë fund diskriminimit dhe dhunës ndaj grave në gjashtë shtete ballkanike (Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi) dhe në Turqi.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, programi “Implementimi i normave për ndryshim të mendimit”, si projekt që peshon pesë milionë euro ka për qëllim të bëhet përpjekje në kuadër  të “Vitit të dhënies fund të dhunës ndaj grave” në partneritet të BE-së dhe OKB Gra me qëllim të përforcimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grave dhe të vajzave.

Në kuadër të Misionit ekzistues të Estonisë në Union, si vend-kryesues me Këshillin e BE-së, ngjarja e sotme i mblodhi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Kombeve të Bashkuara, të qeverive të gjashtë shteteve ballkanike plus Turqia dhe të shoqërive të tyre, por edhe përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, Institutit Evropian për barazi gjinore dhe të OSBE-së, që të bëhet depërtim në mundësimin e eliminimit të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave.

“Në kuadër të ‘Vitit për dhënie fund të dhunës ndaj grave në Bashkimin Evropian’, Komisioni Evropian në partneritet me KB-në i ka përforcuar përpjekjet në luftën kundër dhunës ndaj grave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Do të punojmë në mbështetjen e qeverive nacionale dhe shoqërinë civile që të përshpejtohet mbrojtja, parandalimi dhe përgjigjja e dhunës ndaj grave”, deklaroi Xhenoveva Ruis Kallavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi evropiane dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian.

Nga Republika e Maqedonisë, përfaqësues në këtë ngjarje ishte Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore për barazi gjinore pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Në deklaratë për MIA-n pas ngjarjes, ajo theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me faktin se veç më është vendosur në programin qeveritar si aktivitet i ardhshëm dhe ratifikimi i Konventës për luftën kundër dhunës ndaj grave, duke e përfshirë edhe dhunën familjare (në gjuhën popullore e quajtur “konventa e Stambollit”), ka treguar se është hapur për bashkëpunim dhe implementim të të gjitha normave dhe standardeve që janë pjesë e kësaj Konvente.

Sipas këshilltares nga Ministria e Maqedonisë, kjo paraqet një lloj dokumenti rajonal që duhet ta përparojë edhe bashkëpunimin në nivel rajonal, t’i unifikojë aktivitetet, mekanizmat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për parandalim dhe mbrojtje nga ky lloj i dhunës ndaj grave, veçanërisht të dhunës së bazuar-gjinore dhe se në këtë kontekst, konferenca e sotme në Bruksel është shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë.

“Maqedonia është një prej shteteve që është e dobishme dhe pjesëmarrëse në këtë projekt të madh që mbështetet nga Bashkimi Evropian, ndërsa e zbaton zyra rajonale e Kombeve të Bashkuara në Stamboll. Ne si shtet mund të lavdërohemi se kemi bazë solide nga aspekti i rregulativës, të vendosjes së mekanizmave, por për fat të keq, në praktikë, duhet të pranohet se shumë vështirë ato zbatohen. Kështu pra përvojat e shteteve që veç më e kanë ratifikuar këtë konventë dhe të cilët veç më kanë implementuar një pjesë të standardeve të kësaj Konvente, ato do të jenë shumë të rëndësishme, sepse mund të mësojmë prej tyre që eventualisht t’i shmangim të njëjtat gabime që ata i kanë bërë”, theksoi Elena Grozdanova në deklaratën për MIA-n.

Këshilltarja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, thotë se po zbatohet një lloj spektri i gjerë i shumë aktiviteteve të ndryshme që duhet të zbatohen. Por, sipas Grozdanova, qëllimi i kësaj konference është që ato të unifikohen sa më shumë që është e mundur, që në fund të ketë mekanizma cilësore që do të përballen me këtë lloj të dhunës.