Orë më parë në media u publikuan disa fotografi ku shihej Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, para hotelit të Behgjet Pacollit, Swiss Diamond. Nga kjo u tha se liderët e partive të koalicionit PAN kishin zhvilluar takim me kreun e AKR’së.

Por, diçka e tillë u konfirmua se nuk ka ndodhur.

Një burim i afërt i Gazetës Express me koalicionin PAN konfirmon se në të vërtetë Veseli e Haradinaj nuk ishin takuar me Pacollin.

Të njëjten gjë e ka thënë edhe këshillari i Pacollit, Jetlir Zymberi, duke mohuar ndonjë takim të liderit të tyre me Haradinajn e Veselit.

“Jo nuk ka pasur takim, Pacolli nuk është fare në Prishtinë”, ka thënë Zymberi për media.

Takimet e krerëve të partive po ndiqen me interesim të jashtëzakonshëm sepse secili prej tyre po shihet si mundësi për arritje të ndonjë marrëveshjeje për votimin e kreut të Kuvendit dhe qeverisë që PAN do të provojë ta formojë.

Global