Kryeministrat indian, Narendra Modi dhe izraelit Benjamin Netanjahu shfaqën sot vullnetin e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin, shënuar kryesisht nga kontratat e armatimeve, gjatë vizitës së parë të një kryeministri indian në Izrael.

Dy drejtuesit paraqitën një sërë marrëveshjesh dypalëshe që përqendrohen në bashkëpunimin në fushën e teknologjisë hapësinore, të ujërave dhe bujqësisë dhe njoftuan krijimin e një fondi inovacioni prej 40 milionë dollarësh.

Këto marrëveshje u nënshkruan në kuadër të përpjekjeve të ndërmarra për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat civile ndërkohë që Izraeli shet në Izdi krysisht materiale ushtarake që arrijnë vlerën e rreth një miliardë dollarëve në vit.