Një 26 vjeçar banues në Tiranë, ka plagosur me gomone një 19-vjeçar me inicialet J. J., banues në Himarë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ndërsa policia tha sot se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohe 19-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N. T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J. J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.