Dy peshkatarë kroatë që po bënin peshkim si zakonisht janë ndaluar në Gjirin Piran nga varka patrulluese sllovene.
Patrullat policore u kanë bërë me dije atyre se janë në territorin e ujërave të Sllovenisë, ku njëri prej peshkatarëve është kundërpërgjigjur se ata janë në territorin kroat, shkruan media kroate.
Me të arritur policia kroate më pas, peshkatarët u detyruan që ta tërheqin rrjetën.
Megjithëse nuk kishte ndonjë incident më serioz thuhet se peshkatarët thyen vendimin e arbitrazhit, që thotë se ¾ e Gjirit Piran i përket Sllovenisë.
Peshkatarët kanë thënë se në vazhdimësi janë në cep kur dalin për peshkim, por që edhe policia kroate bëhet me dije se ka bërë punë të mirë sa i përket kësaj.
Mbetet e paqartë se çka është diskutuar mes policisë kroate dhe asaj sllovene në dy takime të mbajtura gjatë ditës.
Gjykata e arbitrazhit për kontestin kufitar Kroaci-Slloveni vendosi me 29 qershor që Sllovenia të marrë nga Kroacia qasje në detin e hapur.