Robin van Persie është pranë një rikthimi të madh, duke u larguar nga skuadra turke e Fenerbaçes.
Ish sulmuesi i Manchester United i cili e filloi karrierën në moshën 16-vjeçare te skuadra holandeze e Feynord, para transferimit në Arsenal.
Por, 13 vite pas largimit nga Holanda për në Premierligë, Van Persie është gati të rikthehet tek skuadra e tij e vendlindjes.
“Voetbalnieuws” raporton se Van Persie është afër marrëveshjes me klubin holandez.
Kontrata do të jetë njëvjeçare me mundësi për vazhdimin për një vit tjetër.