Reperet Iggy Azalea dhe Azealia Banks duket se do t’i japin armiqësisë së tyre virtual pas gjashtë vjetësh.

Ishte vetë Azalea ajo që bëri të ditur se të dyja kanë në plan një bashkëpunim përmes profilit të saj në Snapchat.

“Azealia do të jetë pjesë në albumin e ardhshëm të Iggy-t, “Digital Distortion”. Prisni deri në ditën e lansimit”, thuhej në këtë njoftim për fansat, transmeton Klan Kosova.

Derisa ishte po vetë Iggy që kishte thënë se Banks është “helmuese dhe mjerueshme” në të kaluarën.

Por ky lajm për bashkëpunimin mes repereve, duket se u mohua nga Banks.

“Vetëm një informacion, Iggy dhe unë nuk kemi rënë dakord zyrtarisht për të bashkëpunuar ende. Ndonëse ishte “super ngacmim”, njoftimi i saj ishte shumë i parakohshëm, pasi ende nuk kam dëgjuar se në çfarë kënge do të mund të bashkëpunimon dhe do të më pëlqente të shfaqesha! “, ka thënë ajo.