Policia e Vlorës ka identifikuar rusen, e cili gjeti vdekjen ditën e sotme në Ksamil.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren me iniciale K.R banuese në Shen Petersburg Rusi.

Pasi trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, mjekët kanë konstatuar dy plagë, një në bërryl dhe tjetra në shpatullën e majtë.

Edhe pse është ende herët për të dalë në konkluzione, dyshimet e policisë janë se adoleshentja ruse mund të jetë përplasur me ndonjë shkëmb, ose është goditur me ndonjë motor uji.

Ndërsa, lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në dije edhe ambasadën ruse në vendin tonë.

Global

Comments are closed.