Mauro Icardi ka përgëzuar Milanin për blerjen e Bonucci dhe Biglia, por insiston se Interi ka nevojë vetëm për disa rregullime.

Milan ka shpenzuar mbi 200 milion euro për 10 blerje të reja këtë verë, ndër të cilët janë Bonucci dhe Biglia, por teksa Icardi është impresionuar nga marrëveshjet e mira të rivalit, e bën të qartë se skuadra e tij nuk është mbrapa.

“Pritshmëri për sezonin e ardhshëm? Champions League,” shprehet sulmuesi për “Corriere dello Sport”.

“Starti do të jetë i vështirë, pasi dy ndeshjet e para në Serie A do t’i kemi me Fiorentinën dhe Romën, por nëse luajmë mirë në ato ndeshje të vështira, do të marrim vetëbesim nga ato ndeshje dhe të rifitojmë vazhdueshmërinë, diçka që na ka munguar në vitet e fundit. Ky grup ka nevojë të fillojë mirë në mënyrë që të gjejë forcën për të vazhduar më tej”, shton sulmuesi zikaltër.

“I shqetësuar për blerjet e Milan? Bëmë të njëjtën gjë dy vite më parë. Blemë aq shumë lojtarë të mirë, por pas një starti të mirë, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Milan ka arsyet e tij për blerjet, por ne nuk kemi nevojë për aq shumë, vetëm për disa rregullime të vogla”, tha Icardi.

Loading...