Mauro Icardi ka dhënë miratimin e tij për ardhjen e mundshme të Angel Di Maria në Inter, duke e cilësuar si lojtar me cilësi të shkëlqyeshme.

Interi janë të etur të ndërtojnë një skuadër garuese dhe pse jo edhe fituese në këtë sezon me trajnerin Luciano Spalletti, pasi kanë dështuar në vitet e fundit.

Kjo ka bërë që shumë emra të mëdhenj evropianë të lidhen me një kalim të mundshëm te Interit.

Di Maria është i fundit që është lidhur me Interin këtë verë, duke pasur parasysh dëshirën e Nerazzurrëve për argjentinasin, dhe Icardi rrëfeu admirimin e tij për mesfushorin e Paris Saint-Germain.

“Di Maria? Gjithkush e njeh atë, ai ka cilësi të madhe. Ne do të shohim nëse thashethemet janë të vërteta…”, ka thënë Icardi për mediat italiane.