Mauro Icardi ka zbuluar se synimi i Interit është rikthimi në Ligën e Kampionëve.

Nga ky sezon, katër skuadra do të luftojnë në Serie A për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2018/19.

Synimi i Interit është Liga e Kampionëve, këtë e ka pranuar edhe kapiteni, Mauro Icardi, që tani sipas tij është më lehtë, duke parë që katër vendet e para sigurojnë kualifikimin në Champions, ndryshe nga vitet e kaluara ku tri ekipe kualifikoheshin, ashtu si edicionin që lamë pas.

“Gjëja e parë që po e mendojmë si skuadër është Liga e Kampionëve. Është një vend më shumë këtë vit në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se do të jetë më e lehtë”, tha Icardi.

“Jam i sigurt se klubi është duke bërë më të mirën që të marrë më të duhurit (lojtarët më të mirë). Nuk do t’i frikësohemi asnjë skuadre, por vetëm të kemi respekt për ta. Juve e ka fituar për shumë vite Scudetton, por fusha do të tregojë këtë sezon se kush triumfon”, shtoi Icardi.

“Në nivelin personal jam mirë, dua të shënoj së më shumë gola dhe të ndihmoj skuadrën”, theksoi mes tjerash Icardi.