Zlatan Ibrahimovic mund të lë futbollin evropian këtë verë dhe të transferohet në atë amerikan apo më saktë nga Mayor League Soccer (MLS).

Sulmuesi suedez sezonin e fundit luajti për Manchester Unitedit, ku shënoi 28 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, një lëndim në pjesën finale të sezonit bëri që Ibrahimovic të humb fundit e sezonit dhe kjo ndikoi që suedezit të mos i vazhdohet kontrata nga Djajtë e Kuq.

Pas mbetjet si futbollistë i lirë shumë skuadra evropiane u lidhet rreth një transferimi të mundshëm të tij.

Por, sipas The Mirror, Ibrahimovic është në bisedime me LA Galaxy mbi një marrëveshje që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Major League Soccer.

Edhe pse 35-vjeçari suedez po vjen nga një lëndim i madh në gju dhe nuk do të jetë gati për të luajtur deri në vjeshtë, Galaxy thuhet se i ofron sulmuesit një pagë prej 7.7 milionë dollarëve në sezon.