Ibrahimovic ka treguar se shumë shpejt do të zbulohet klubi ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë pa ekip, pas largimit nga Manchester Unitedi.

Për shkak të lëndimit të rëndë, u raportua se “Djajtë e Kuq” kanë vendosur ta kthejnë atë në skuadër.

Ibra, duke mos dashur të tregojë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim të madh për të ardhmen e tij.

“Do të ketë një njoftim të madh së shpejti, do të jetë e jashtëzakonshme”, i tha ai fotografit që po e fotografonte kur ishte duke e pritur agjentin e tij, Mino Raiola, që u takuan në Mançester.

Pas kësaj, Ibra publikoi një foto me agjentin e tij në rrjetet sociale, duke shkruar: “Një dhe i vetmi Mino Raiola”.

Mënyra e veprimit të Raiolas në këtë foto ka filluar të diskutohet shumë, teksa nuk dihet nëse Ibra do të vazhdojë të qëndrojë në “Old Trafford”, apo do të transferohet në Amerikë, ku disa ekipe janë të interesuar për shërbimet e suedezit.