Angel Di Maria, lojtari i krahut i ekipit francez, që për “Le Parisien” ka konfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në Francë. Argjentinasi është në qendër të vëmendjes së disa skuadrave, me Interin që qëndron në “pole” për ta marrë sezonin e ri, por duket se lojtari nuk ka ndërmend të largohet. “Familja ime ndihet mirë në Paris dhe unë jam i lumtur gjithashtu. Unë dua që t’i fitoj të gjitha turnetë sezonin e ardhshëm me PSG”, tha Di Maria.

“Familja ime ndihet mirë në Paris dhe unë jam i lumtur gjithashtu. Unë dua t’i fitoj të gjitha turnetë sezonin e ardhshëm me PSG”

Deklaratë kjo që duket se mbyll çdo mundësi të Interit për të marrë lojtarin argjentinas. “Vjet fituam dy kupa, por jo kampionatin dhe u eliminuam nga Champions, turne që duam ta fitojmë këtë vit. Vjet nuk kuptoja mirë se craë dëshironte trajneri, por më pas e njohëm më mirë njëri-tjetrin, ndaj shpresoj që seoznin e ri të përsërit të njëjtën paraqitje”, u shpreh më tej Di Maria, që ndodhet me skuadrën në Majemi, në një tur përgatitor. Argjentinasi do të luajë së bashku me Dani Alves, që sapo firmosi me PSG. “Jam i kënaqur me këtë blerje, pasi shton cilësinë në skuadër dhe na jep mundësi të përmirësohemi më shumë”, tha Di Maria, që nuk e tremb konkurrenca.