Një video e xhiruar nga një familje në Teksas në Shtet e Bashkuara është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Në këtë video shfaqet një kokë gjarpri helmues e prerë, e cila edhe pse është shkëputur prej trupit të zvarranikut vazhdon të kafshojë.

Ka qenë kryefamiljari, ai që e ka xhiruar këtë video në verandën e shtëpisë. Goja e gjarprit hapej dhe përpiqej të kafshonte me dhëmbët helmues jashtë.

Kjo ka zgjatur vetëm për pak çaste deri sa indet nervore kanë vdekur dhe koka e gjarprit ka ndaluar së lëvizuri.

T mobile In article [4]
Global