Djali 6-vjeçar i cili humbi ditën e sotme në plazhin e Durrësit është ribashkuar me familjen. Policia e Durrësit njoftoi se prindërit shkuan ta merrnin në rajon. “Duke ju falenderuar për bashkëpunim, ju njoftoj që fëmijën që u gjet nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh, sot, në lagjen Nr.13, Plepa, erdhën dhe e morën familjarët,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Apeli për ndihmë

Policia bën me dije se orët e fundit ditën e sotme ka gjetur një djalë të mitur në plazhin e Durrësit, i cili ka humbur familjen. Për t’u bërë sa më e lehtë gjetja e tij, policia ka bërë një përshkrim fizik të 6-vjeçarit Mateo Piperi.