Një i mitur ka pësuar lëndime trupore në Meradre të Podujevës, pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke lëvizur në rrugë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.