Një makinë ka shpërthyer në zjarr në Tiranë, teksa nuk raportohet për viktima.

Ka qenë një makinë “Audi A8” ngjyrë e bardhë, e cila ka marrë flakë në ecje 10 metra larg kryqëzimit të rrugës “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Ngjarja ka tmerruar kalimtarë e shoferë, ndërkohë që dëshmitarë për JOQ.al kanë rrëfyer se drejtuesi i automjetit një djalë rreth 25 vjeç ka hapur krahun e ka dalë me të shpejtë nga makina në flakë.

Djali mundi ta parkonte makinën në vendin e autobusit dhe policia e zjarrfikësja janë gjendur menjëherë në vendngjarje, aty ku ka mberritur dhe policia e cila po heton rreth incidentit.