Një 25-vjeçar është arrestuar nga forcat e komisariatit nr.1 të Policisë së Tiranës, pasi sulmoi me bombë molotov godinën e Kryeministrisë.

I arrestuari është Ardian Peshtanaku nga qyteti i Fierit. Policia thotë se i riu hodhi në përpara Kryeministrisë një shishe me lëndë ndezëse, e cila më pas shpërtheu.

Nga bomba molotov pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:30. /tvklan.al

Global