Shkruan: NEHAT JAHIU

Sa herë më shkon mendja tek ju. Sa herë kthehem për ta përkujtuar ate kohë të lavdishme më pikojnë lotë prej syve. Ata nuk ishin në atë kohë, nuk janë edhe sot lotë dhembjeje, por ishin atëherë dhe sot janë lotë krenarie. Sa herë më kujtohet ajo uniformë veshur në trupin tuaj dhe ëmblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare mbi supe veç sa nuk fluturoja nga gëzimi. Çdoherë kur kujtoj betejat dhe trimrinë tuaj më kujtohej krenaria ime dhe e e gjithë kombit tim, sepse me të vërtetë ia kishit kthyer dinjitetin kombit, popullit dhe atdheut ku kishin lindur të parët tanë, ku kisha lindur unë dhe gjenerata ime, ku kishit lindur ju që në atë kohë përkundeshin në djepa nën granatime e më duket se edhe ata në breshrin e plumbave e të zjarrit këndonin për trimrinë tuaj. Edhe fushat e malet gëzoheshin me trimrinë tuaj, sepse ju luftonit për ti çliruar keto male e fusha. Ju ishit ato bija dhe ata bijë  më të dashur që i kishit dalur zot atdheut dhe kishit rrokur armët në dorë për ti fituar të drejtat dhhe lirinë e popullit tuaj. Ju ishit ata ( ato)që nuk dinit se çfarë është frika. Ju ishit ata ose ato që futeshit në vijat e zjarrit dhe ishit të gatshëm në çdo çast për të ia dhuruar pjesët e trupit, gjakun dhe jetën këtij vendi ku kishit lerë e ku ishit rritur. Ishit të gatshëm për çdo çast dhe në çdo kohë ta derdhnit gjakun tuaj të njomë për këtë tokë dhe për lirinë e popullit tuaj. Ju ishit ata ( ato) që ujitët këtë tokë me gjakun tuaj të njomë. Ju ishit ata ( ato) që sakrifikuat çdo gjë për atdhe e për liri. Ju ishit ata ( ato) që lirisë dhe atdheut ia falët ate më të shtrenjtën jetën. Ju ishit krenaria e kombit dhe atdheut.

Asnjëherë nuk e kisha menduar se pas luftës do të vijë një ditë dhe këta bijë dhe bija që i dolën zot atdheut do të harrohen, do të përbuzen, do të nënçmohen nga disa hajna që gjat asaj kohe lufte kishin ikur nga vendlindja, atdheu. Ishin mu  këta që sot tregojnë se çfarë është patriotizmi dhe atdhetarizmi. Janë mu këta disa që sa mundën në atë kohë i shanin çlirimtarët, sepse ua kishin prish rehatinë. Edhe sot janë mu të tillët që  e çvlerësuan luftën çlirimtare, i çvelrsuan dhe po i çverësojnë mu ata bijë dhe bija të të kombit që nuk kursyen as gjakun e as jetën e tyre për të ia dhënë atdheut e lirisë. Kurr nuk e kisha besuar se do të vijë një ditë e do të shkelet mbi gjakun e të plagosurve, invalidve dhe Dëshmorëve të Kombit. Kurr nuk e kisha ëndërruar se do të vijë kjo kohë kur do të shkelet ideali i bijve  dhe bijave më të dashur të sakrificës. Do të shkelet mu nga ata të cilët mu në atë kohë i pagëzan me epitete më përbuzëse këta çlirimtarë. Këta që menjëherë pas luftës u turrën si ujq pas pushtetit dhe posteve duke i harruar dhe duke i nënçmuar djemte dhe vajzat e lirisë që akoma në mushkritë e tyre kane erë baroti. I harruan, sepse vrapuan dhe nuk po ndalen duke vrapuar për tu pasuruar për vete, për familjet e tyer dhe…

E gjithë kjo sakrificë e bijava dhe bijve më të dashur të kombit mendoja se po bëhej për një ditë më të mirë . Për të mirë të tyre, gjeneratave që do vijnë pas dhe për mbarë popullatën e tyre që ishte ngulfatur nga padrejtësitë. Kurr nuk e kisha menduar se pas përfundimit të luftës se do të nënçmohen aq shumë,, do ti diferencojnë, do të përdhosin idealin dhe dinjitetin e çlirimtarëve. E gjithë kjo ndodhi dhe po ndodhë nga disa njerëz partish të cilët karrierën e tyre e shihnin dhe po e shohin me eliminimin e njerëzve që sakrifikuan duke dhenë çdo gjë nga vetja edhe ate më të shtrenjtat gjymtyrat, gjakun dhe jetën e tyre për ditë më të mira e jo për të krijuar poste dhe për të ngritur karrier. Njerëz të cilët në emër të gjakut të njerëzve të sakrificës arritën të pasurohen dhe të hakmerren ndaj çlirimtarëve. Kurr nuk kisha menduar sëpaku se një gjë të tillë do e bënin disa shokë të tyre të luftës që besa gjatë kësaj kohe ishin në erarhinë ushtarake të çlirimtarëve dhe kishin grada të larta ushtarake.Për disa nuk më vjenë aq interesant, sepse ata as qe e kishin ndier erën e barotit, as që e dinin se çfarë është lufta, as që e dinin se çfarë është vija e zjarrit. Ata kurr nuk e kishin parë veten ballë për ballë me armikun në front nëpërmjet grykës së pushkës dhe… Ata kurr nuk kishin përjertuar plagosjen e shokve të tyre, nuk e kishin pa gjakun që derdhej nëpër istikame. Nuk i kishin parë shokët e tyre që kishin mbetur pa gjymtyra në trup, nuk kishin parë se si bien trimat dëshmor në altarin e lirisë. Të gjitha këto sakrifica ata  nuk kishin pas mundësi për ti parë, sepse ata gjat gjithë kësaj kohe të këtyre sakrificave të çlirimtarëve të vërtetë qëndronin në thellsitë e podrumeve . E disa te tjerë që sot e quajnë veten “intelektualë” e të cilët thonë se ne duhet të jemi nëpër poste për të udhëhequr, sepse jemi të aftë për të udhëhequr, sepse çlirimtarët dhe ata të sakrificës na ishin të pa shkolluar , të paditur dhe nuk mund të udhheqin me postet që i udhëheqin këta disa karrierista. Parashtrohet pyetja ku ishin  këta disa” intelektualë”gjatë kohës së vdekjes për liri e atdhe. Pse nuk udheheqën këta me luftën dhe pse këta nuk sakrifikuan që të ishin në ballë të çlirimtarëve, të ishin në vijën e frontit, të derdhnin gjakun, të ia falnin pjesët e trupit dhe jetën lirisë dhe atdheut nëpër fusha e nëpër male. E sot mu këta disa nuk kanë fije turpi për ti anashkaluar, per ti çvelrsuar çlirimtarët, vlerat e tyre dhe vlerat e një ushtrie çlirimtare ku pjesë e kësaj Ushtrie Çlirimtare Kombëtare ishin mu këta vajza e djemë të këtij poppulli e jo këta që sot i nënçmojnë duke ua përdhosur idealin dhe vlerat atyre. Mu këta që në emër të idealit, sakrificës, gjakut të tyre nëpërmjet politikës ngrisin  dhe po ngrisin karrierën e tyre karrieriste personale, familjare, grupore, klanore etj dhe nuk kanë aspak mëshirë për çlirimtarët, familjet dhe femijet e tyre. Në të shumtën e rasteve disa prej tyre gjat cikleve zgjedhhore pa fije turpi nëpët  tubime flitnin dhe flasin për këta bija dhe bijë çlirimtarë vetëm e vetëm për ta mashtruar popullin për të ia marr votën për intereset e tyre. Për tu pasuruar deri në pafundësi dhe pa fije turpi me dy këmbë shkelnin dhe po shkelin edhe sot mbi idealin  dhe gjakun e çlirimtarëve.Një gjë duhet ta dinë dhe të vetëdisohen sa më shpejtë se nuk ka më keq të njolloset emri  i  atyre që sakrifikuan për liri e për atdhe. Nuk ka më keq se të tradhëtosh sakrificën e çlirimtarëve, gjakun e invalidve të luftës dhe të Dëshmorëve të Kombit. Kjo nuk është asgjë më shumë se një tradhëti.

A thua vallë si e ndien veten disa funksionarë pushtetarë kur e shohin një ish luftëtar të UÇK-së duke vuajtur për një kafshatë buke!?.. Po a thua vallë si e ndjejnëi veten atëherë kur një invalid i luftës nuk ka ilaçe për ti shëruar plagët që i mori gjatë luftës?!… A thua si e ndjejnë veten kur fëmijët dhe anëtarët tjerë të familjes së një dëshmori nuk e shohin babain, djalin, burrin, vëllain, motrën e… në sofër dhe në sytë e tyre shihen lotë!?… A thua e kthejnë kokën ndonjëherë këta njerëz  e të shohin  se kjo tokë sa e sa gjak thithi nga çlirimtarët?!… A thua kjo  tokë  sa e sa deshmorë dha ?!… A thua fushat dhe malet sa e sa na u kan mbushur me varreza të dëshmorëve ?!.. A thua sa e sa ushtarë dhanë gjymtyrë?!… E këtë liri qe po e gëzojnë disa në kurriz të atyre që derdhën gjakun ,e dhanë jetën do mund ta gëzojnë përgjithmonë?!:.. Këta njerëz kurr nuk do e gëzojnë e as nuk do të  keni kurr  qetësi disa prej tyre, sepse nuk do ju lejoj të jeni te qetë, djerësa ,gjaku, , gjymtyrët e djemve dhe vashave të UÇK-së qe sot disa po i njollosni me politikën e tyre të mbrapshtë e të fëlliqur duke vrapuar për të pasuruar veten dhe familjet etyre dhe duke i harruar ata të cilët kishin sakrifikuar gjithëçka ku ju sot një numër i madh jeni pozicionuar dhe keqpërdorni idealin dhe gjakun e çlirimtarëve dhe vuajtjet e popullit tuaj për interese personale.