Tuba Buyukustun, e njohur më shumë në shqipëri si “Elifi” e filmit “Dashuri dhe Diamante”, tashmë raportohet se është në lidhje me Umut Evirgen. Aktorja turke ka filluar një romancë me afaristin turk pas shkurorëzimit me Onur Saylak.
Evrigen më 22 qershor ishte arrestuar dhe tani po vuan dënimin për “vjedhje të planifikuar”, e cila ka të bëjë me shmangie të tatimeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.
Megjithatë, “Elifi” kjo nuk e ka ndaluar atë që ta shuajë dashurinë për 37-vjeçarin, të cilin ka kërkuar ta takoj edhe në qeli, transmeton Telegrafi. Por Evrigen ka refuzuar, që të takohet me aktoren me arsyetimin se nuk dëshiron ta sheh prapa grilave.
Tuba dhe Ervigen thuhet se ka filluar romancën gjatë kohës që ajo ishte e martuar me Onurin, me të cilin ka dy fëmijë.