Brazili ka në formacion një tjetër Ronaldo.

Ronald Nazario de Lima, djali i madh i legjendës së Real Madrid dhe Brazilit, është ftuar që ta përfaqësojë këtë vend në U-18 në Lojërat e Maccabiah në Izrael për këtë vit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Babai i tij, Fenomeni II, ka 62 gola në 98 paraqitje për kombëtaren si dhe ka qenë pjesëmarrës në dy Kupa Botërore fituese në ekipin e seniorëve.

Ronaldo ka shkruar një mesazh mbështetës për të birin por edhe ekipin kombëtar.

“Ky është ekipi përfaqësues i Brazilit në World Maccabiah 2017”, ka shkruar Ronaldo i vjetër.

“Një përqafim special për të birin tim Ronald Lima që është në ekipin nën 18 vjet”.

“Shumë fat djema! Përpara për Brazilin”, ka shtuar ai.

Në lojërat e 20-ta në Makabi do të shfaqen dhjetë mijë sportistë nga 85 vende të botës në 45 sporte të ndryshme.