Elseid Hysaj nuk është larguar nga Napoli, sepse beson se mund ta fitojë Scudetton

Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj ka treguar ëndrrën dhe qëllimin e klientit të tij me Napolin.

Ai tregoi se si Hysaj ka refuzuar skuadra të mëdha evropiane për të qëndruar në Napoli, ku mendon se mund ta fitojë Scudetton.

“Hysaj është 100 për qind i bindur se mund ta fitojnë Scudetton me Napolin, në të kundërtën ishte larguar”, tha Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ai kishte pranuar oferta serioze nga klube të mëdha të Evropës me pagë shumë të lartë, por as nuk i konsiderojë ato”.

“Nuk mund ta them cila skuadër ishte, por ta konfirmojë se ka përfunduar në top dy skuadrat në njërën nga ligat e mëdha evropiane”, deklaroi në fund ai.

Hysaj me Napolin sezonin e fundit përfunduan në vendin e tretë në Serie A.