Interi ka pësuar humbje 2:1 në miqësore nga Nurnbergu

Luciano Spalletti nuk ka arritur që të regjistrojë fitoren e dytë në stolin e Interit, pasi skuadra e tij është mposhtur 2:1 nga Nuernbergu.

 Rurik Gislason (55’) dhe Mikael Ishak (61’) shënuan për gjermanët për 2:0 dhe krejt çka arritën të bëjnë italianët, ishte goli i nderit nga Eder në minutën e 65’.

Kjo humbje u ka dërguar sinjale të qarta drejtuesve të klubit se kanë nevojë sa më shpejt për transferimi, diçka për të cilën Spalletti vazhdon të flasë dhe shpreson që Zi Kaltrit t’i mbajnë premtimet. /Express/