Emma Aspinall, 33 ka nisur një kurs për t’i mësuar fëmijët notin dhe mbijetesën në ujë, pasi djali i saj Loui, dy vjeç, u mbyt në ujë në vitin 2013, përderisa ishin në një festë familjare në Tunizi, transmeton Indeksonline.
Aspinall filloi mësimet e mbijetesës së notit, në të cilën të vegjëlit dhe bebet hidhen ë ujë dhe mësohen të notojnë, në përpjekje për të shpëtuar fëmijët e tjerë nga mbytja.
Por mësimet e saja janë kritikuar nga ekspertët, ku disa nga ta i kanë quajtur ato “të dëmshme” dhe “shqetësuese”, pasi në video dëgjohen fëmijët duke qajtur, pasi ata frikësohen të lihen vet në atë mënyrë.
Disa organizata që merren me notë, kanë paralajmëruar prindërit kundër klasave që synojnë të mësojnë fëmijët e vegjël për të notuar mbi shpinë në ujë.
Por, Aspinall është e bindur se kjo metodë mund të shpëtojë jetën.