Gjuha e urrejtjes nuk paraqet  krim në vete në Kodin Penal, ndërsa në prokurori dhe gjyqësi nuk ekziston asnjë aktgjykim që zbatohet, për çka janë të patjetërsueshme ndryshime ligjore, të cilat do të përmbajnë definicion të gjuhës së urrejtjes. Edhe Ligji për Shërbime Audio dhe Audiovizuele e ndalon përdorimin e gjuhës së urrejtjes por nuk parashikon sanksione për shkelësit e rregullave.

Prokuroria dhe Gjyqësia janë treguar indiferente. Të gjithë në jemi dëshmitarë se në periudhën e kaluar  gjuha e urrejtjes ka qenë e pranishme në fjalimet publike dhe mediatike, megjithatë deri më sot nuk ekziston asnjë gjykim për gjuhën e urrejtjes – deklaroi Nenad Zhivanovski, autor i analizës.

Avokati Llazar Sandev tha se  gjuha e urrejtjes është e drejtuar kah një grup i caktuar i njerëzve të përkatësive te ndryshme dhe se Prokuroria Publike është pasive.

Vetë prokurorët publik duhet të ngrenë nismë, sepse ata duhet t’i mbrojnë vlerat dhe liritë e qytetarëve. Prokuroria duhet të jetë më aktive, të thotë këtu shohim që ekziston gjuha e urrejtjes, duhet të reagojmë, duhet te procedojmë – tha avokati Llazar Sandev.

Sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut gjuha e urrejtjes kohëve të fundit është shumë evidente dhe e pranishme në fushën e politikës, në religjion dhe në debatin që ka të bëjë me orientimin seksual.

Në gjysmën e dytë të  vitit 2016 janë regjistruar 136 raste të gjuhës së urrejtjes që kanë qenë të pranishme në ngjarje politike, në protesta, në fjalimet e politikanëve, në sferën e mediave etj – u shpreh Elena Bërmbeska.

Analiza është realizuar në muajin shkurt të vitit 2017  dhe është prezantuar në debatin me temë “Përballje efikase me gjuhën e urrejtjes”, si pjesë e projektit  “ReForMediaMkd” , i financuar nga Bashkim Evropian./alsat