Greqia nuk është kujdesur mjaftueshëm për refugjatët e mitur të pashoqëruar, njoftoi sot Human Rights Watch, duke cituar veçanërisht kampin e Lesbos, ku policia ka ndërhyrë disa herë në mënyrë mjaft të dhunshme.

“Emigrantë të mitur të pashoqëruar janë identifikuar si të rritur dhe ky fakt ka shkaktuar probleme të vërteta, si rigrupimi me të rriturit që nuk kanë asnjë lidhje me ta, apo duke mos i ofruar atyre ndihmën që i nevojitet”, njoftoi HRW në një deklaratë, raporton AFP.

Për HRW, autoritetet greke duhet në fakt të identifikojnë në mënyrë të saktë këtë target grup të fëmijëve të pashoqëruar, duke i ofruar mbrojtje dhe kujdes të veçantë ndaj çdo fëmije që ka nevojë.

Global

HRW ka zbuluar 20 adoleshentë të regjistruar si të rritur në kampin e Morias në Lesbos, ishull në detin Egje. Incidentet, zjarrvëniet, konfrontimet fizike, janë të shpeshta mes refugjatëve të kthyer që presin përgjigjen e kërkesës për azil, në ankth për t’u kthyer drejt Turqisë nëse u refuzohet e drejta për azil.

T mobile In article [4]