Zëvendëskryetari i PDK-së njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se kreu i partisë së tij, Kadri Vesëeli është kandidati i preferuar i koalicionit fitues për kryeparlamentar.

Hoxhaj ka vlerësuar Veselin si kandidatin e duhur për kryetar të Parlamentit, mirëpo ka thënë se kjo varet edhe nga vendimi personal i Veselit, nëse dëshiron apo jo të jetë kandidat.

“Jam duke folur vetëm për atë se çfarë nuk ka ndodh. Mendimi dhe preferenca ime individuale është që ne të shkojmë me Veselin”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është e interesuar që sa më shpejt të formohen institucionet dhe që vendi të mos humbasë kohë, për shkak se sipas tij, kjo vetëm do ta zgjaste izolimin ndërkombëtar të vendit.

Global