Hoxha i Shkupit: Skënderbeu ka masakru myslimanët, Bageri duhet me u rrënu me “bagër”, Nënë Tereza kundër islamit!

Sulmi ndaj figurave kombëtare të shqiptarëve, nga ana e prijësve mysliman shqiptarë, tanimë është bërë i zakonshëm. Një prej tyre vjen edhe nga hoxha Abdyl Fuga nga Maqedonia i cili kundërshton vendosjen e shtatoreve të Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Pjetër Bogdanit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Ai thotë se ata janë armiq islamit, e populli shqiptarë i Shkupit, është 100% janë mysliman.
Pjetër Bogdanin, hoxha në fjalë, e cilëson si njeriun më të pisët, sipas të cilit ai e paska sharë pejgamberin Muhamed. “I ka thënë një epsharak, një çoban dhe njeri që i ka dashur gratë”, thotë Hoxha në fjalimin e tij para xhematit duke cituar Bogdanin. Ai gjithashtu shprehet edhe kundër vendosjes së shtatoreve të Skënderbeut dhe Nënës Terezë. Heroin kombëtarë të shqiptarëve, ai e quan kriminel i cili ka prerë mysliman. Ndërsa për Nënën Terezë thotë se ajo nuk ka qenë, pasi kurrë nuk ka pasur fëmijë, por një grua e cila ka punuar kundër islamit. /reporteri