Pas përfundimit të takimit në mes koalicionit LDK-AKR-Alternativa, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar se janë dakorduar  për aktivitetet e ardhshme dhe që të mund të krijohen sa më shpejtë institucionet udhëheqëse e të thirret seanca konstituive.

“Qytetarët e Kosovës e kanë dhënë fjalën e tyre, që këto parti të bëjnë shumicën parlamentare  dhe nuk besoj që ka nevojë të humbet kohë më tepër lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera”, ka thënë Hoti.

I pyetur se a do të shkojnë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për këtë të hënë Hoti ka theksuar se janë duke shqyrtuar se a do të marrin pjesë apo jo.

Global

“Jemi duke e shqyrtuar vendimin do e marrim se a do të shkojmë a jo. Mendojmë se është një ftesë e panevojshme pasi presidenti është dashur të ftojë seancën konstituive”, ka shtuar  Hoti.

Gjithashtu Hoti ka folur edhe rreth mundësisë që AKR t’i bashkohet koalicionit PAN dhe të mos i mbetet  besnik koalicionit që kanë tashmë.

T mobile In article [4]

“Mendoj se konspiracioni ka dalë  pra nuk ka asnjë kuptim ky konspiracion. Jemi koalicion i palëkundur, 29 veta si parti politike kemi bërë të qartë. Lus të gjithë që të lënë konspiracionin”, ka shtuar Hoti.

Madje Hoti është shprehur i bindur se koalicioni PAN nuk kanë numrat për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

“Është  më se e qartë se po t’i kishin numrat koalicioni PAN, sot do të ishim në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeveri. Ata definitiv nuk i kanë numrat, nuk ka nevojë të krijohet  krizë institucionale në vend pasi këto parti parlamentare që kanë fituar me mbështetjen e qytetarëve mund ta bëjnë shumicën e nevojshme”, ka thënë Hoti.

Ne shpresojmë që pas dështimit të tyre të na jepet mundësia që ne të krijojmë Qeverinë së bashku me Vetëvendosjen.

Ky i fundit gjithashtu ka bërë të ditur se nuk është vendosur ende se si do të veprojnë lidhur me votimin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

“Jemi duke diskutuar, vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet kushtetuese”, ka përfunduar Hoti pas takimit që patën.