Kompania kineze ka prezantuar pajisjen e freskuar Honor 9 me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të ruajtjes.

Pasi bëhet fjalë për versionin me më shumë RAM për Kinën, është e papritur që Honor 9 Premium me 6GB RAM do të jetë i pranishëm edhe në rajonet tjera.

Siç raporton ueb sajti Winfuture, Honor 9 Premium është prezantuar zyrtarisht në Itali, ku telefoni do të jetë i pranishëm ekskluzivisht për blerje përmes tre operatorëve.

Madje, edhe në Zvicër telefoni është i pranishëm, por nuk do të gjendet në treg para datës 28 gusht.

Honor 9 Premium do të kushtojë 50 euro më shtrenjtë se sa modeli standard, me çmim prej rreth 455 eurosh.

Tash për tash nuk dihet se kur Honor 9 Premium do të dalë në treg edhe në vendet tjera të Evropës.